Çështja e Berishës/ Ristani “shpërthen” ndaj Bashës: Skuth që vepron natën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja e Berishës/ Ristani “shpërthen” ndaj Bashës: Skuth që vepron natën

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani shpërtheu në akuza ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha.

 

Duke komentuar çështjen e Sali Berishës, nëse duhet të përjashtohet apo jo nga partia, Ristani tha se Basha nuk ka vepruar asnjëherë si lider.

 

Advertisement

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai deklaroi se nga kreu i PD-së është e kotë të kërkosh zgjidhje të problemit.

 

“Shpallja e Berishës “non grata” nga DASH, ka qenë një ngjarje shumë e rëndë jo vetëm për zotin Berisha, por edhe për Partinë Demokratike. Kjo ngjarje do të kishte dy shtylla të zgjidhjes, zgjidhjen e dhënë nga vetë zoti Berisha dhe zgjidhja e dhënë nga zoti Basha. Në të dy rastet do të kishim dy elementët kryesorë, interesat personale të zotit Berisha dhe interesat e PD-së dhe shqiptarëve. Për mendimin tim, interesat e PD-së dhe shqiptarëve prevalojnë. Zoti Berisha i dha zgjidhjen e vet kësaj çështjeje, duke deklaruar se do të vazhdojë betejën e tij personale. Zoti Basha, edhe ai e dha zgjidhjen e tij duke heshtur, që është tipike karakteristike e zotit Basha që asnjëherë nuk vepron si lider, nuk merr veprimet e duhura në kohën e duhur, por vepron si skuth natën, nuk i jep zgjidhje problemit. Problemi donte përgjigje me “Po” ose “Jo”, duke e argumentuar, duke mbledhur forumet, duke parë interesin më të mirë të partisë.”

 

Advertisement

Kur iu kërkua të bëjë një parashikim për fatin e PD-së nëse fjalët e ambasadës së SHBA-së nuk merren parasysh dhe Sali Berisha futet në Parlament, Arben Ristani u shpreh se opozita do të njohë vetëm izolim nga ndërkombëtarët.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy