Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mirëpritur në tarracën e Bashkisë një grup të rinjsh të cilët u bënë pjesë e projektit të përfshirjes në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Duke përgëzuar të rinjtë për angazhimin në jetën publike të kryeqytetit dhe kontributin e tyre për një qytet më të mirë, Veliaj tha se kjo dëshmon edhe njëherë prioritetin dhe fokusin që Bashkia u jep sot të rinjve.

 

“Asnjëherë s’më ka pëlqyer shprehja, “të rinjtë janë e ardhmja”. Të rinjtë janë e tashmja! Jo vetëm me statistikë, sepse përbëjnë 50% të popullsisë, por edhe për faktin se është pjesa më kreative dhe merr më shumë risk, sidomos në fushën e sipërmarrjes. Lumturohem kur Bashkia jonë fokusohet tek rinia ende pa filluar viti i Kryeqytetit Europian të Rinisë, pasi do të thotë se i kemi prioritet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por ai u ka kërkuar edhe atyre që të jenë po kaq këmbëngulës dhe të mos dorëzohen përpara pengesave, që mund të hasin në rrugën e tyre.

 

“Pyetja është, përveç idesë për biznes, a kemi forcë karakteri? Vetëm ata që këmbëngulin, që durojnë minorancat e zhurmshme, i shkojnë deri në fund dhe ia dalin me sukses. Sikur çdo trafikant droge që ka televizor dhe që më bën presion t’ia arrinte me sukses, unë do të isha dorëzuar. Por, po të dorëzohem, fiton trafikanti, dhe pastaj do jetë shumë e vështirë për secilin prej jush, se do thonë, “derisa u dorëzua Lali, këta qenkan më të fortë se ne”. Po të dorëzohem unë me portalet “Jeta është gallatë”, që vënë gjoba përditë, – unë e di, duan apartamente, duan lekë, por apartamentet janë për ata që kanë nevojë, jo për gjobaxhinjtë që nuk ngopen, – pastaj portali do vijë tek ju e do thotë, “A doni që të ecë biznesi yt? Paguaj lekët, ose do themi që limonada, apo hamburgeri yt është i helmuar”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund, kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë edhe certifikatat për të rinjtë, që u bënë pjesë e këtij programi mbështetës së Bashkisë së Tiranës për iniciativat rinore.