Ceremonia e 110-vjetorit të Pavarësisë/ Ngrihet flamuri kuq e zi në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ceremonia e 110-vjetorit të Pavarësisë/ Ngrihet flamuri kuq e zi në Vlorë

Po zhvillohet në Vlorë ceremonia e flamurit kuq e zi në përvjetorin e 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

 

Të pranishëm në ceremoni janë presidentët, Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, kryeministrat Rama e Kurti, kryetarët e Kuvendeve të Shqipërisë, prefekti i qarkut Vlorë dhe kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.

Advertisement

 

 

110 vite më parë më 28 Nëntor, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

 

Advertisement

 

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

 

 

Advertisement

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

 

 

Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy