Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka regjistruar në zgjedhjet e 14 majit Partinë Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn.

 

Celibashi zbatoi vendimin e KAS, institucion i cili “rrëzoi” atë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Për sa kohë KAS ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor, ngelet vetëm aplikimi dhe zbatimi i këtij vendimi. Ndaj vendosim regjistrimin të subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj nën cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda tre ditëve në KAS dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë. “, tha Celibashi.

 

KQZ nuk pranoi regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit me argumentimin se autorizimi i lëshuar nga Lulzim Basha për delegim kompetencash ishte i paplotë. Por, ky vendim është rrëzuar nga KAS, i cili vendosi regjistrimin e PD në zgjedhje nën firmën e kreut të komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";