Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se qytetarëve të cilëve iu skadon karta e identitetit para apo gjatë datës 14 maj, nuk do të privohen për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet vendore.
Celibashi njoftoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke shtuar se vlefshmëria e kartave të identitetit do të jetë deri më 31 maj.
Advertisement
Në të njëjtën kohë, Celibashi njoftoi se sinjalistika zgjedhore ka përfunduar. Lidhur me informimin e qytetarëve mbi qendrat e votimit, Celibashi bëri thirrje që të tilla informacione të merren në faqen zyrtare të KQZ.