Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka nënvizuar se gjatë bisedës me Presidentin e Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.
Sipas Celibashit, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme
Advertisement
“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan Celibashi.