Duke nisur nga kjo e hënë, çdo fillim jave mësimi do të nisë me himnin kombëtar shqiptar në të gjitha shkollat e vendit.
Megjithatë, ky vendim i marrë nga qeveria shihet me skepticizëm. Ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili mendon se nisma që do të dështojë dhe do kthehet në parodi.
VALBONA NATHANAILI
EKSPERTE ARSIMI
“Mënyra sesi është konceptuar nuk është e duhura, do dështojë edhe këtë radhë. Mungojnë oborret në shkolla, është e pamundur ti mbledhësh të rinjtë. Do kthehet në një lloj parodie për këto mungesa.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
I të njëjtit mendim është edhe autorja dhe pedagogia Natasha Poroçani. Sipas saj, ndonëse ky hap mbart në vetvete qëllime pozitive sa i takon patriotizmit, nuk do të merret seriozisht nga fëmijët dhe adoleshentët.
NATASHA POROÇANI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";AUTORE, PEDAGOGE
“Në vitet ‘80 ishte e zakonshme por ishin kushte të tjera, sot kam frikë se nuk do ketë seriozitetin e duhur. Nuk e di cili është qëllimi që të këndohet çdo mëngjes.
Vendimi që himni kombëtar të këndohet në shkolla u mor nga qeveria, në ditën që shënoi 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.