Partitë politike dakordësohen. Pilotimi i votimit dhe numërimt elektronik do të zbatohet në njësinë numër dhjetë në Tiranë.
Përcaktimi i kësaj zonë për të përmbushur një nga kushtet e parashikuara në kodin elektoral, erdhi pas një mosdakordësie të gjatë mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar, duke bërë që përmbushja e tij të kryhet në afate shumë të ngushta.
Caktimi i njësisë numër dhjetë është prirë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke iu drejtuar disa kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare për të realizuar pilotimin e pjesshëm të votimit dhe numërimt elektronik.
Zbatimi i tij do t’i kushtojë buxhetit të vënë në dispozicion të KQZ-së nga qeveria për zgjedhjet e 25 Prillit, 1 miliardë lekë.
Për herë të parë, në një proces zgjedhor, një pjesë e vullnetit të zgjedhësve do të votohet dhe numërohet elektronikisht, duke bërë që njësia dhjetë të jetë e para që do të shpallë rezultatin në një kohë rekord.
Në zgjedhjet e ardhshme synohet që ai të shtrihet në të gjithë 12 qarqet e vendit.
Nderkohe, ende pa zgjidhje mbetet vota e emigrantëve. Për të, KQZ ende nuk ka bërë asnjë vendimarrje, qoftë për mënyrn e rregjistimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe as mënyra sesi do të votojnë.