Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë/ Rrapaj: Një eksperiment mjaft i rrezikshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë/ Rrapaj: Një eksperiment mjaft i rrezikshëm

Buxheti i përcaktuar për Ministrinë e Bujqësisë për vitin që vjen ështënë vlerën e 12.736 miliardë lekëve, me një ulje prej 419.96 milionë lekë nga viti aktual.

Kryetari Agrobiznesit në vend, Agim Rrapaj, në një lidhje me Skype në studion e lajmeve të Vizon Plus, shprehet se ky është një eksperiment mjaft i rrezikshëm.

“Projektbuxheti është 2% më i ulët, dhe ulja e buxhetit në një kohë krize, pandemie kur thua se është një sektor prioritar nuk ka sens.
Të ulësh investimet në bujqësi me 20%, të ulësh invetsimet për ujitjen e kullimin, të ulësh peshkimin me 30 % dhe nga ana tjetër të shtosh TVSH për importin e imputeve me 10%, të shtosh edhe tarifat 10 lek për kg qumshin pluhur është një non sens në kohën më të papërshtatshme. Është një eskperiment mjaft i rrezikshëm”, u shpreh Rrapaj.

Ai theksoi se kërkojnë të diskutojnë me qeverinë për të gjetur një rrugë.

Advertisement

“Kërkojmë të diskutojmë, të gjejmë rrugë, të ndërmarrim masa të përbashkëta. Është rritur TVSH e imputeve me 10% por kini parasysh që depot janë plot me mallra të importuara. Tre organizata sot i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe i bëjnë propozime konkrete se si të dalim nga kjo situatë”, u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy