Buxheti i shtetit për vitin që vjen kap shifrën e 638 miliard lekëve, ose 5.1 miliard euro. Pas një rritjeje ekonomike prej 7.6 % gjatë këtij viti, në 2022 ky nivel pritet të përgjysmohet.

 

Ne parashikojmë që gjatë vitti 2022 ekonomia do të rritet me 4.1 % duke qendruar në këto nivele edhe gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke kontribuar më shumë në mireqënin e qytetarëve.-tha Delina Imbrahimaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por buxheti i vitit të ardhshëm ka një fokues edhe tek familjet në nëvojë per te cilët, sipas ministres do të ketë rritje të ndihmës ekonomike.

Por cilët janë treguesit e buxhetit 2022?

Duke ju referuar të dhënave nga projektligji, parashikohet se niveli total i të ardhurave arrin në 537 miliard lekë TAb ose 7.8 % më shumë nga pritshmëritë e vitit 2021.

Kontributin më të madh në mbledhjen e të ardhurave, do ta mbajë tatimi mbi vlerën e shtuar, si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike, pasuar nga akzica, tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa I përket shpenzimeve ato kapin vlerën e 638 miliard lekëve me një rritje prej 4.5 % në raport me vitin aktual. Shpenzimet për investimet shënojnë një rënie me 10% krahasuar me 2021. Disa nga projektet kryesore që do të financohen me burime të brendshme janë unaza e Tiranës, rruga e arbrit, tuneli i Llogarasë, ndërtim byppas Gjirokastër.

 

Diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave është deficit buxhetorë prej 101 miliard lekë, i cili do të mbulohet me borxh nga ana e qeverisë.

Edhe pse ky tregues parashikohet në rënie nga viti aktual, si sërish konsiderohet i lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";