Pas situatës së vështirë të krijuar me zjarret në Gjirokastër, ku për për fat të keq humbën jetën një çift bashkëshortësh në fshatin Asim Zeneli, ka ndryshime në drejtuesin e këtij shërbimi të rëndësishëm.
Mësohet se Kujtim Bizhga është shkarkuar nga posti i drejtorit, por do të vijojë të jetë pjesë e këtij shërbimi në një nivel tjetër.
Në vend të tij është komanduar drejtori i ri, Pëllumb Shalari, i cili ka gjithashtu formim ushtarak. Deri më tani s’ka një komunikim zyrtar nga Bashkia GJirokastër për këtë lëvizje. Kujtim Bizhga e drejtonte shërbimin zjarrfikës prej disa vitesh.
Gjatë kësaj vere ishte situata më e vështirë e krijuar ndonjëherë. Rrethimi nga zjarri i disa fshatrave në Lunxhëri e Antigone vuri në vështirësi të madhe shërbimin zjarrfikës.
Episodi më i rëndë ishte ai në fshatin Asim Zeneli ku u dogjën bashkëshortët Andrea Haxhiaj e Tatiana Haxhiaj.