Burrë e grua u dogjën në gjumë/ Flasin fqinjët: Pamë, nusja është djeg komplet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burrë e grua u dogjën në gjumë/ Flasin fqinjët: Pamë, nusja është djeg komplet

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e të martës një banesë të komunitetit rom në Shkodër.

 

Si pasojë e flakëve humbi jetën 60-vjeçari Kapllan Nasufi ndërsa pësoi djegie të shumta në trup bashkëshortja e tij, 59-vjeçarja, Naslie Nasufi. Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”. Ishin fqinjët ata që konstatuan flakët dhe që njoftuan policinë. Ata hodhën akuza në drejtim të ambulancës dhe zjarrëfikëses se shkuan me vonesë në vendngjarje.

 

FLASIN FQINJET

 

Advertisement

1-Pashë një flakë të madhe. Katastrofë. Nusja e këtij ishte djegur komplet. Prita ambulancën. Policia erdhi shpejt, ndërsa ambulance pas policisë. Katastrofë hajde shiko.

 

2-Ka punuar pastrues rrugësh. E shoqja nuk punonte. Kane fëmijë te martuar. Fëmijët i ka me qera. Jetonte me të shoqen. Ua kishte dhënë shtëpinë motra se vetë nuk kishte shtëpi.

 

Advertisement

3-Ambulancat nuk vijnë shpejt. Vetëm policia erdhi shumë shpejt. As zjarrëfikësja shpejt. Ajo është shumë keq. Është djeg krejt fytyra e trupi komplet. Gjysma e trupit. Ca bëhet kështu? A s’ka pushtet? I shoqi punon në komunale.

 

4-Ra zjarri. ishin brenda në shtëpi të dy. Kapllan Nasufi. Gruaja ka dalë e djegur, Kapllani ka ndërruar jetë brenda

 

Advertisement

Çifti i bashkëshortëve dyshohet se ishte në gjumë në momentin që në banesë ra zjarr. Ndërkohë flakët u neutralizuan pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse.

 

Lidhur me rastin, hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit pasi janë ende të paqarta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy