Burrë e grua u kapën nga Policia e Skraparit duke kultivuar bimë narkotike.
Gjatë një kontrolli që efektivët ushtruan në banesën e tyre, gjetën tokën e mbjellë me kanabis.
Advertisement
Gruaja 58-vjeçare u prangos, kurse bashkëshorti i saj, po 58 vjeç, u shpall në kërkim.
Ai rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Advertisement