Gjykata e Posaçme kundër krimit te organizuar e korrupsionit ka caktuar masat e sigurisë për 23 të arrestuarit për drogën e sekuestruar në skrapar. Gjatë aksioneve policore janë sekuestruar në total 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t’u trafikuar.

 

Gjykata ka lënë në qeli 16 persona, ndërkohë që 4 prej të arrestuarve janë lënë në arrest shtëpie dhe 3 ne detyrim paraqitje. Ata akuzohen për ‘kultivim dhe trafikim narkotikësh’.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas spak në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë edhe zyrtaret e policisë Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro, të cilët janë lënë në qeli.  Ndërsa ndaj Neritan Naskës, shef i stacionit të policisë Poliçan është caktuar arrest shtëpie.