Burg për Saimir Tahirin/ Avokati Haxhia: Skandaloze! Vendim për të njollosur ish-ministrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg për Saimir Tahirin/ Avokati Haxhia: Skandaloze! Vendim për të njollosur ish-ministrin

Avokati Maks Haxhia e konsideron dënimin e Saimir Tahirit me 3 vite dhe 4 muaj burg, një vendim për të njollosur figurën e ish-ministrit të Brendshëm.

 

“Ishte një vendim skandaloz. Kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhej. Në thelb la po të njëjtin vendim, por ndryshoi duke hequr nenin 59. Neni 59 nuk ka të bëjë me dënimin, por një formë e vuajtjes së dënimit. Kjo është një kënaqje e pozicionit të një pushteti gjyqësor…Sot, Tahiri i kishte të gjitha mundësitë që të mos vinte. Pati edhe njerëz që i thoshin mos u paraqit, por ai tha se do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Sot do të jetë në drejtorinë e policisë. Rekursin presim vendimin e arsyetuar. Jam i sigurt që vendimi do të vonohet. Ky vendim ishte një vendim për të njollosur Saimir Tahirin.”

 

Advertisement

Vijon…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy