Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ndriçim Jonuzin, i akuzuar si autor i plagosjes së Bledar Okshtunit në zyrën elektorale të PD në këtë qytet.
Ndërsa per dy të arrestuarit e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, vendosi masën arrest shtëpie.
Advertisement
Ngjarja, sipas tre të akuzuarve, ndodhi për shkak të një konflikti të nisur më herët dhe jo per arsye politike.
Ata u shprehën të penduar për veprimin ne gjykate.
Advertisement