Burg Malltezit, ndërtuesi i lirë/ Zbardhen dëshmitë e tyre në gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg Malltezit, ndërtuesi i lirë/ Zbardhen dëshmitë e tyre në gjykatë

Gjykata e Posaçme la në qeli dhëndrin e ish- Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin për korrupsion të funksionarëve të lartë vendorë dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Njëlloj, për po të njëjtat akuza, gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi “detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore për ndëtuesin Fatmir Bektashi.

 

Në seancën maratonë me dyer të mbyllura, Malltezi deklaroi se procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000, moment i cili përkon me drejtiin e Bashkisë Tiranë nga Edi Rama.

 

Advertisement

Jamarbër Malltezi

 


Nuk e dija që armiku isha unë. Procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Është firmosur inventarizimi nga kryeministri aktual që është Edi Rama, i cili ka qenë kryetar bashkie. “E gjithë zona nuk ka qenë zonë sportive siç përmend akuza, ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht zonë banimi.

 

Advertisement

Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm, i cili pretendonte se kishte të regjistruar shoqëri aksionere KF Partizani. Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur proces civil dhe gjykata e shfuqizoi KF Partizanin të regjistruar si shoqëri aksionere.

 

SPAK ka marrë fotokopje çfarë ka thënë Taulant Balla.

 

Advertisement

Të gjitha janë akuza politike. Jam i arsimuar, jam prof. doctor. Jetoj në Shqipëri, kam pasur mundësi të largohem. Hetimi po mbahet prej 2020 dhe unë kam qënë në dijeni të këtij procedimi. Nëse doja të largohesha, do largohesha”

 

Nga ana tjetër, pasi u njoh me masën e sigurisë, ortaku i dhëndrit të Berishës, Fatmir Bektashi deklaroi se ka qenë në dijeni të hetimit që SPAK po kryente ndaj tij përgjatë gjithë kësaj kohe.

 

Advertisement

Fatmir Bektashi

 


Ndërtuesi i Kompleksit

 

Advertisement


Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha”

 

Pas vendimit të GJKKO, avokati i Malltezit, Klodian Skënderi tha se janë tejkaluar normat ligjore.

 

Advertisement

Klodian Skënderi

 


AVOKAT

 

Advertisement


Të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje tiranase, siç është Begeja dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një trashëgimtar tjetër të një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime, këtu në këtë vend po cënohet parimi i sigurisë juridike.

 

Malltezi u paraqit në gjykatë me makinë policie të blinduar, ndërsa ndërtuesi Bektashi zgjodhi të shkojë në këmbë drejt SPAK-ut. Ai madje u shfaq i buzëqeshur, ndërsa vëllai i tij e këshilloi që të hynte në prokurori me këmbën e djathtë .

 

Advertisement

Ndërsa, Genc Gjokutaj, përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit, tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.

 

Genc Gjokutaj

 

Advertisement


AVOKAT

 


Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bënë”

 

Advertisement

Përkundër qëndrimit të avokatit, gjykata vendosi qe nesër në orën 14.00, të zhvillojë seancën për marrjen në pyetje të personit nën hetim, Sali berisha. I kontaktuar nga Vizion Plus nëse ish- kryeministri i vendit do të paraqitet apo jo në gjykatë, ai refuzoi të përgjigjet. Sipas organit të posaçëm të akuzës, Malltezi përfitoi 5.4 milionë euro nga privatizimi i klubit sportiv, e njëherësh fshehu origjinën e tyre, arsye pse ai rrezikon të humbasë deri në 15 vjet heqje lirie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy