14 nga te arrestuarit e operacionit “Shpirti” do te qendrojne ne qeli. Ky eshte vendimi i Gjykates se Posacme pas nje seance te gjate ku u shyrtuan provat e SPAK lidhur me te akuzuarit si pjese e rrjetit nderkombetar te droges. Nderkohe per kater personat e tjere mes te cileve prokurorin e Vlores, Maksim Sota si deh ish zevendes drejtorin e policise ne qytetin bregdetar Ilir Balla gjykata ka vendosur masen e sigurise arrest shtepie.
Dosja e siguruar nga Vizion Plus permban provat qe tregojne se si behej trafikimi i lendeve narkotike, nga Shqiperia ne drejtim te Italise dhe ndihma qe jepej nga policia apo zyrtaret e tjere te perfshire ne rrjet.
“Ilirjan Duçellari, i cili njihej si Lani në ushtrimin e trafikimit të lëndëve narkotike kishte edhe mbështetjen e Zv. drejtorit të policisë vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe të oficerit të Policisë së Drejtorisë së kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj. Në këto rrethana Lani arrinte që të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga fugoni, në të cilin transportohej droga në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte. Të gjitha veprimet që lidheshin me transportimin e drogës, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë, që Ilirjan Balla dhe Festim Lelaj.
Gjate finalizimit te operacionit te premten ne pranga përfunduan zyrtarë të lartë, ish-drejtues policie por dhe nënpunës të adminsitratës publike. Arrestimet u bënë në qytetin e Vlorës, Kavajës, Durrësit Tiranës, e Skraparit, gjatë operacionit të koduar me emrin “Shpirti”, si dhe në Itali, Spanjë dhe Mal të Zi.
Mes te arrestuarve ishin edhe dy policët, Paul Deda dhe Hekuran Marku, të cilët dyshohet se e gjatë vitit 2016 kur ishin shoqërues të ish ministrit Saimir Tahiri trafikonin lëndë narkotike.
Sipas spak, nga hetimet e kryera, rezultoi se këta funksionar të lartë shpesh pronarë të drogës, organizuan dhe garantuan jo vetëm në rrugë tokësore por edhe detare që lënda narkotike të mëbrrinte e sigurt në brigejt e Puglias.