Bumçi: Rama i bleu zgjedhjet e 2021 me para dhe banda. Opozita do të fitojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bumçi: Rama i bleu zgjedhjet e 2021 me para dhe banda. Opozita do të fitojë

Ish-deputeti demokrat, Aldo Buçi deklaroi sot në Quo Vadis se Edi Rama do të mundet në zgjedhjet e 14 Majit.

 

 

Bumçi argumentoi se opozita sot është me bashkuar se kurrë, gjë që sipas tij e ka gjetur kryeministrin të papërgatitur.

Advertisement

 

 

Bumçi tha se duke marrë parasysh organizimin e dobët, vonesat në vendime dhe moskoordinimi me aleatët, rezultati i zgjedhjeve të 2021 ishte i barabartë me atë të PS që përdori një makineri të jashtëzakonshme në fushatë .

 

Advertisement

 

“Rama bëri gjithçka për të manipuluar votën dhe mori 764 mijë vota. Ndryshoi Kushtetutën, futi në fushatë lekët e tërmetit, lekë nën dorë, bandat si në Elbasan dhe qytete të tjera, policinë e prokurorinë e morri 764 mijë vota.

Votat e opozitës janë barazim me Ramën që përdori një makineri të jashtëzakonshme me një fushatë që nuk u organizua në kohë, vendimet ishin të vonuara me listën e deputetëve, me moskordonimin me LSI dhe aletaët e tjerë ku ne lam gati 6 mandate në tavolinë. Atëherë rezultati i vjetshëm me mangësitë, sot ke një opozitë të vërtetë, Rama nuk e besonte që sot do të kishte një opozite të vërtëtë. Nuk kanë qenë kurrë bashkë kaq shumë parti.”– tha Bumçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy