Një javë nga vendimi i madh në Bruksel për nisjen e negociatave, Bullgaria nëpërmjet ministrisë së saj të jashtme konfirmon se Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur kushtet për tryezën e parë ndërqeveritare.
Sipas Bullgarisë, korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u arrit në vitin 2017 e që për momentin, siç shprehen nga MPJ e Bullgarisë, nuk janë përmbushur dhe për këtë shkak nuk janë përmbushur kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare.
Ky ngërç mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të ndikojë dhe për tryezën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ndërkohë që procesit nuk ndahet dhe liderët e BE i kanë marrë vendimet për dy vendet bashkë.
Advertisement