Gjatë qendrimit në Bukuresht, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Ministrin e Arsimit të Rumanisë, Sorin Mihai Cîmpeanu.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se prej 30 vitesh Shqipëria ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit me Rumaninë.
“Rumania gjithmonë ka ofruar bursa studimi për gjimnazistë dhe studentë shqiptarë”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Bukuresht Takim me Ministrin e Arsimit Sorin Mihai Cîmpeanu. Prej 30 vitesh kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Rumania gjithmonë ka ofruar bursa studimi për gjimnazistë dhe studentë shqiptarë. Nxisim bashkëpunimin edhe mes universiteteve në të dy vendet tona.Advertisement