
Ditën e hënë, Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare të kandidatëve, dhe mes emrave nuk ishte ai i Robert Budinës. Kjo mesa duket ka revoltuar regjisorin e njohur por edhe vëllain e tij Edmond Budina.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Edmond Budina shpërthimin e tij e drejtoin ëfakt drejt kryeministrit Rama, për të cilin u shpreh se nëse do e kishte student do e kishte ngelur në klasë.
Edmond Budina: Unë, po ta kish astuent, do ta kisha ngelur në klasë.
Alban Dudushi: Nga inati?
Edmond Budina: Absolutisht fare… por është i pabesueshëm. Nuk ka vërtetësi në atë që bën dhe ti e di që natyrshmëria është ajo që është më e rëndësishmja, por ajo që më trishton, më shumë të them të drejtën ëshët fakti që shoh një shkarje të rëndë.