Rritja e çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve mund të ndikojë së shpejti kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori, Gent Sejko, tha pas mbledhjes së Këshilit Mbikëqyrës ditën e mërkurë se, në nëse kjo rritje e çmimeve do të provohet e qëndrueshme dhe do të jetë më e lartë se pritjet aktuale, mund të sjellë një shtrëngim gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vazhdim.

Në analizën e fundit, Këshilli Mbikëqyrës arriti në konkluzionin se vala e rritjes së çmimeve do të ndikojë inflacionin edhe në Shqipëri. Ky ndikim i krizës së çmimeve pritet të jetë i ndjeshëm, por kalimtar. Rritja e inflacionit erdhi nga çmimet e ushqimeve dhe të naftës, duke pasqyruar goditjet nga mjedisi i jashtëm, rritjen e kërkesës dhe vështirësitë për ta kthyer ofertën në nivelet e parakrizës.

Në linjë edhe me parashikimet e institucioneve të huaja homologe, Banka e Shqipërisë pret që situata e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para të stabilizohet gjatë vitit të ardhshëm. Megjithëse efekti i rritjes së çmimeve pritet të jetë kalimtar, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton që efektet e saj inflacioniste të kushtëzojnë një kthim të kursit të politikës monetare më shpejt nga sa parashikohej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin, Këshilli Mbikëqyrës konfirmoi piketat aktuale të politikës monetare dhe vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%. Gjithashtu, u vendos që forma aktuale e ankandeve të marrëveshjeve të riblerjes, që iu garanton bankave akses të pakufizuar me likuiditet do të vazhdojë të aplikohet edhe në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Rritja ekonomike e tremujorit të dytë, me 17.9%, ka suprizuar pjesërisht edhe Bankën e Shqipërisë, që u shpreh sot se ajo ishte më e lartë se parashikimet. Sipas Sejkos, kjo rritje pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe investimit, rritjen e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e eksporteve. Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të ruajë nivel të lartë edhe në gjysmën e dytë të vitit. Projeksionet e saj janë për një rritje ekonomike vjetore mes nivelit 7% dhe 8%, afërsisht në linjë me parashikimet e përditësuara të mërkurën edhe nga Banka Botërore.

Guvernatori theksoi se përmirëismi ka nisur të pasqyrohet në tregun e punës, por, pavarësisht tendencave përmirësuese, punësimi është më i ulët dhe papunësia më e lartë krahasuar me periudhën para pandemisë. Sipas tij, rritja e punësimit kërkon ruajtjen e stimujve aktualë makroekonomikë.

Banka e Shqipërisë konfirmoi sërish vlerësimet pozitive për gjendjen e sektorit financiar. Sipas saj, stimuli monetarypo transmetohet mirë, kostot e fianncimit janë të ulëta dhe bilancet e sektorit financiar janë të shëndetshme. Kredia bankare ka qenë edhe në tremujorin e tretë një burim i qëndrueshëm i nxitjes së rritjes ekonomike, duke mbështetur investimet dhe konsumin e sektorit privat./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";