Briken Calja nuk ka mundur dot të bëjë realitet ëndërrën për ti dhënë Shqipërisë një medalje olimpike.
Peshëngritësi i njohur kuqezi e mbylli garën në baterinë A për peshën deri në 73 kg duke ngritur 341 kg në dygarësh.
Ai qëndroi jashtë zonës së medaljeve për vetëm 1 kg.
Në vendin e parë u rëndit kinezi Shi Z me 364 kg në dygarësh, rekord botëror dhe olimpik. Në vendin e dytë Mayora Pernya i Venezueles me 346 kg ndërsa në vendin e trete përpara peshëngritësitg shqiptar u rëndit Abdullah Re me 342 kg i cili garoi në baterinë B.
Ky i fundit ngriti vetëm 1 kg më shumë sesa briken Calja. Dieferencen e bëri në këtë rast gara në stilin e shkëputjes aty ku Briken Calja ngriti 151 në vetëm një prove të saktë ndërsa rivali i tij ngriti 152 kg.
Në shtytje të dy sportistet ngriten njësoj, 190. Ky padiskutim përpos keqardhjes për mungesën e medaljes është rezultati më i mirë në histori i Shqipërisë në Olimpiadë. Calja përmirësoi rezultatet e veta në Olimpiadë pasi në të dyja Lojërat Olimpike të 2012 dhe 2016 ishte renditur i gjashti dhe i pesti.