Breshëri shkatërron mollët në Devoll/ Fermerët “vënë duart në kokë”, alarm në 5 fshatra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Breshëri shkatërron mollët në Devoll/ Fermerët “vënë duart në kokë”, alarm në 5 fshatra

Më shumë se 350 ha mollë nga 540 ha në total në pesë fshatra të njësisë administrative Progër në bashkinë e Devollit janë dëmtuar si pasojë e reshjeve të breshrit që përfshinë pak ditë më parë këtë zonë.

 

Fermerët thonë se dëmi i shkaktuar shkon deri në 70% të prodhimit të pritshëm. Ndërkohë sasia tjetër e mollës së padëmtuar, sipas tyre, do të shitet për lëngje.

 

Advertisement

EMINE MUSO – FERMERE

Kam 11 dylym molle. 3 vite që s’po marrim asgjë. E gjitha për lëngje do iki. Vjet e parvjet e kishim të mirë e nuk e shitëm dot. Me 30 lekë. Deri tani 600 mijë lekë të vjetra që kemi dhënë për ilaçe. Ne jemi të humbur, të vdekur.

 

FLORJAN RUSI – FERMER

Advertisement

Dëmi është 60%-70% e prodhimit. E gjitha do iki për lëngje. Shpenzimet deri tani mos pyet.

 

Në kushte të tilla fermerët kërkojnë mbështetje financiare nga ana e ministrisë së linjës për të përballuar të paktën koston e prodhimit.

 

Advertisement

QERIM AZO – FERMER

30%-40% do hidhet poshtë. Se nuk shkon as për lëngje. Sasia tjetër nëse ngelet , mund te shkoje për lëngje.

 

AGIM RUSI – FERMER

Advertisement

Me këto mbahemi. Qeveria çdo bëjë? Po na ndihmoi mirë, po s’na ndihmoi, ne jemi të mbaruar. Nga kush do marrim ne, jemi të mbaruar. Nga molla mbahemi.

 

FERDINAND MUSO – FERMER

Kush ta merr?

Advertisement

 

Administratori i njësisë Progër, Nardi Hoxha, ka bërë me dije se nga ana e bashkisë është ngritur një grup pune që ka verifikuar në terren dëmet e shkaktuara, të cilat më pas do t’i përcillen Ministrisë së Bujqësisë.

 

NARDI HOXHA – ADMINISTRATOR PROGER

Advertisement

Gjendja është alarmante në terren. Rëndon ekonomitë familjare. Ne shpresojmë e besojmë që Ministria e Bujqësisë do merret me problematikën tonë, pasi situata ekonomike e këtyre familjeve është e rënduar.

 

Nga breshri, veç dëmeve në drufrutorë, dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në kultura të tjera bujqësore. Në pesë fshatra të kësaj njësie janë dëmtuar 200 ha grurë si dhe sipërfaqe të konsiderueshme me qepë, patate dhe fasule.

 

Advertisement

BRESHERI SHKATERRON MOLLET

 

DEVOLL, FERMERET “VENE DUART NE KOKE”: GJENDJE ALARMANTE NE 5 FSHATRA

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy