Lushnja u terrorizua mbrëmjen e kësaj të hëne nga disa të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit, ngjarje që ka si bilanc një viktimë dhe një të plagosur, sipas burimeve.

 

Teksa ende po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe të përfshirët në të, mësohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata kanë qëlluar me breshëri drejt një lokali, ku ndodheshin edhe viktima bashkë me të plagosurin. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.