Një atentat me armë zjarri ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Milot.
Nga të shtënat, mbeti i plagosur rëndë Ylli Ibrahimi, i cili është transportuar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ndërsa Ibrahimi po dilte nga një lokal ku ishte ulur për të pirë kafe. Ai u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona të maskuar të cilët po lëviznin me një motor.
Atentati u pa nga dëshmitarë të shumtë, ndërsa dy autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i krimit.
Hetuesit gjetën në vendngjarje 18 gëzhoja, ndërsa kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e dy autorëve.
Ndërkohë pika të shumta kontrolli janë ngritur përgjatë akseve kryesore. Ende nuk dihet shkaku i atentati ndërsa dyshohet se mund të ketë ardhur për shkak të konflitkeve që ylli ibrahimi mund të ketë pasur.