Stuhitë e breshrit të ditëve të fundit kanë sjellë dëme në të mbjellat në disa fshatra të Korçës.

Intensiteti më i madh i reshjeve ka qenë në fshatin Voskop aty ku sipas banorëve dëmet kanë qenë më të mëdha pothuajse në të gjitha kulturat bujqësore.

Sipas tyre dëme të mëdha ka në mollë, kumbull, domate, speca, patate dhe fasule.

Një ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut dhe breshrit dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe vreshtari ka patur në disa fshatra të bashkisë së Kolonjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se një grup pune do të ngrihet për të verifikuar dëmet e shkaktuara./vizionplus.tv