“Denonco Kadastrën” do të jetë dritarja më e re e shërbimeve në platformën Shqipëriaqëduam.al.
Kryeministri Edi Rama thotë se Revolucioni Digjital i Kadastrës brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve.
Sipas tij, Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë
“#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë
“Denonco Kadastrën” këtu http://www.shqiperiaqeduam.al“, shkruan Rama.