Roaming falas në 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor prej 1 korrikut: Stay Charged, Roam Free! (Qëndro i karikuar, Lundro Falas)
“1,4 milion njerëz në Ballkanin Perëndimor janë regjistruar si të papunë. Prej këtij numri 760.000 janë gra, ndërsa 173.000 janë të rinj. Ka 1 milion më shumë burra që punojnë në Ballkanin Perëndimor sesa gra. Po e vrisni mendjen ende përse na duhet Tregu i Përbashkët Rajonal?
Një treg më i madh do të thotë më shumë tregti, më shumë investime, më shumë mundësi, inovacione, zgjidhje më të mira digjitale dhe mundësi për të bërë më lehtë biznes. Të gjitha këto janë të barabarta me më shumë punë të mira.
Tregu i 18 milionë njerëzve është shumë më tërheqës në skenën e BE-së dhe në atë globale sesa ai i ekonomive të vogla.
Një treg më i madh do të thotë më shumë tregti, më shumë investime, më shumë mundësi, inovacion, zgjidhje më të mira dixhitale, të bësh biznes më lehtë. Të gjitha këto janë të barabarta me më shumë vende pune, dhe më të mira.
Tregu i Përbashkët Rajonal mund të sjellë një rritje shtesë prej 6.7% të PBB-së në rajonin tonë, e cila është shumë e nevojshme, veçanërisht tani, ndërsa procesi i rimëkëmbjes është përpara nesh. Sidoqoftë, politikat bashkëpunuese nuk do të ndodhin nëse ato nuk kanë mbështetje të brendshme në shtëpi. Si, mund të pyesni ju? Përmes angazhimit në përmbushjen e asaj që është premtuar.
Lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët vetëm me karta identiteti, por jo vetëm për arsye turizmi, por për të studiuar, punuar dhe për të bërë biznes në rajon, më lehtë, pa pengesa që aplikohen zakonisht për të huajt.
Falë bashkëpunimit rajonal këtë verë, prej 1 korrikut, rajoni ynë do të jetë plotësisht pa kosto roaming (Rooming Free) – po, pikërisht siç e lexuat. Kostot e Roaming do të jenë ZERO kudo në rajon! Pra, për më pak se 2 muaj do mund të themi ‘Stay Charged, Roam Free! Hapi tjetër është ulja e këtyre çmimeve edhe me vendet e BE-së.
Këto dhe shumë të tjera janë hapa që duhen ndërmarrë nga çdo ekonomi në rajon, dhe duke punuar bashkë do të ecim drejt një rajoni më të mirë.
Dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Na duhen rezultate konkrete për Samitin e Berlinit këtë vit. Ne nuk duam që kamionët tanë që transportojnë medikamente, ushqime ose mallra të ndryshme të humbasin para dhe kohë të çmuar duke pritur në kufijtë tanë (mes vendeve të BP), ose kufijve tanë me vendet e BE-së.
Ka ardhur koha për të zhvilluar një Mekanizëm Rajonal për Shëndetin. Thuajse 1,4 milion njerëz në këtë rajon janë infektuar deri më tani me Covid-19.
Këto dhe më tepër janë hapat e nevojshëm që duhet të ndërmarrë çdo ekonomi në rajon dhe duke e bërë atë BASHKË do të ecim përpara drejt një rajoni më të mirë!”