Policia e Kavajës ka identifikuar dhe po punon për kapjen e shtetases D.S., 22 vjeç, e cila ka braktisur foshnjën e saj në plazhin e Golemit.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Advertisement
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.
Advertisement