Braçe: Mediat greke të kërkojnë ndjesë, vendosën shqiptarët në shënjestër për vrasjen e Caroline

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Braçe: Mediat greke të kërkojnë ndjesë, vendosën shqiptarët në shënjestër për vrasjen e Caroline

Zëvendës kryeministri Erion Braçe reagoi pas zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares Caroline në Greqi. Para se të konfirmohej se vrarësi ishte burri i saj, mediat greke hodhën dyshime se krimi mund të ishte kryer nga shqiptarë, të cilët ishin futur në shtëpi për të vjedhur.

 

Por duke qenë se e vërteta rezultoi ndryshe, Braçe kërkoi nga mediat greke të kërkojnë ndjesë sepse u treguan raciste e vunë shqiptarët në shënjestër pa të drejtë. Ndërsa autoritetet greke, Erion Braçe i përgëzoi për punën e bërë.

 

Advertisement

“E vërteta doli në dritë të diellit dhe vrasësi nuk është një shqiptar, as shumë të tillë! Ndaj sot, të gjitha agjencitë ligjzbatuese greke meritojnë një duartrokitje të madhe për punën, profesionalizmin, këmbënguljen për t’i shkuar krimit deri në fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit të krimit të përbindshëm! Po media greke? Ah, media greke e mbytur nga stereotipet me bazë etnike e një pjesë edhe raciste, duhet të bëjë një hap pas e të kërkojë ndjesë. Për javë të tëra vuri shqiptarët në shënjestër, madje një pjesë i shpalli fajtorë, jo vetëm që nuk ndihmoi hetimin, por i mori kohë hetimit duke e shtyrë e vënë nën presion me një pistë të paqenë, të rremë, të pavërtetë! Krimi nuk ka komb, as kombësi!”

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy