Boshllëqe nga mësimi i kombinuar! Nxënës e mësues: Procesi ka penguar marrjen e dijeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boshllëqe nga mësimi i kombinuar! Nxënës e mësues: Procesi ka penguar marrjen e dijeve

Prej datës 1 dhjetor 2020 mësimi po zhvillohet i kombinuar në disa nga shkollat dhe gjimnazet e vendit. Por nxënësit thonë se kjo përvojë mësimore gjatë këtij viti ka dhënë efekte negative në mësimnxënie.

Sipas tyre reduktimi i kohës në klasa dhe alternimi me orët online ka krijuar mangësi ne marrjen e njohurive.

 

Jo efektiv ka rezultuar edhe platforma e përdorur për procesin online, për disa nga nxënësit.

Advertisement

 

Edhe mësuesit pranojnë se gjatë kësaj periudhe nxënësit kanë krijuar boshllëqe.

 

Mësuesit janë detyruar të riformatojnë përmbajtjen e provimeve në një nivel më të ulët se zakonisht për t’ju përshtatur njohurive të përftuara nga nxënësit.

Advertisement

 

Mësimi i alternuar nuk është aplikuar te klasat e fillores dhe matura, të cilët e zhvillojnë procesin mësimor vetëm me bankat e shkollës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy