Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiç: Ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por është rruga drejt BE-së për të dy vendet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiç: Ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por është rruga drejt BE-së për të dy vendet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç, do të takohen këtë paradite në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell i cili do të ndërmjetësojë takimin ka deklaruar pak përpara nisjes së takimit se dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe i shërben të gjithë rajonit.

Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit të cilët do ndalen pikërisht në dialogun mes dy vendeve.

 “Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Advertisement

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit.”- është shprehur Borrell.

Ai theksoi se ky dialog nuk do të ishte i lehtë, por sipas tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dy vendet.

“Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet.”- theksoi ai.

Borrell shtoi: “Kjo mundësi është për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën dhe Serbinë, sepse marrëdhëniet mes tyre janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy