Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit vendosi çmimet me të cilat do tregtohen gazi, nafta dhe benzina deri ne daten 15 Mars, kur do te jete mbledhja e radhes.
Bazuar ne Aktin Normativ ne fuqi per dy muajt ne vazhdim, Bordi vendosi qe gazi per 3 ditet ne vijim te tregtohet me 93 leke/,litri ndersa benzina dhe nafta me 217 leke per liter.
- Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas njoftimit te qeverise, çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.