Kryeministri Edi Rama pranoi për herë të parë se bordet për transparencën e çmimeve janë mekanizma komuniste.
Por nga foltorja e parlamentit, Rama i mbrojti ato, duke argumentuar se ne këtë situatë të vështirë ekonomike, bordet kanë luajtur rol pozitiv.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISEAdvertisement“Kemi një bord komunist aty, kjo është 100% e sigurt që ky bord është komunist, se nuk duhet të ishte, por është aty sepse është një moment shumë shumë shumë jashtë normales dhe në kushte normale ai bord është komunist, në kushtet e kësaj krize ai bord është një ndihmë. Edhe psikologjike, edhe financiare patjetër, sepse nuk mundet dot të hyjë shteti të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu, por ai bord ka një meritë për këtë fazë: merita është që vendos një tavan, mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë.”
Por deklarata e shefit të qeverisë Rama ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të PD Berisha, i cili ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të bordeve.
SALI BERISHA
KRYETAR I PD“Janë denoncuar bordet si institucione të së shkuarës komuniste dhe sot një bastard i komunistëve e konfirmoi sot zyrtarisht se me to do shpëtojë Shqipërinë. Unë i kam denoncuar bordet si shushunja.”
Advertisement
Kryeministri ka pranuar edhe se nafta sot në Shqipëri ka çmimin më të lartë në rajon, duke shpjeguar se qeveria nga ana tjetër ka zgjedhur të subvencionojë transportin publik dhe naftën për fermerët.
EDI RAMA
“Çmimi i naftës është komplet i qartë dhe dihet shumë mirë se pse është më i lartë sesa në vendet e tjera të rajonit dhe këtë mund ta shpjegoj gjatë gjithë kohës. Ëndrrat në beze që me urdhër nga qeveria apo me vullnet qeverie çmimet në një ekonomi tregu dhe në një kohë lufte mund të shkojnë në pikën që njerëzit të vazhdojnë jetën e tyre sikur asgjë s’ka ndodhur”
Advertisement
Shefi I qeverise ka sjelle ne vemendje se nga ana tjeter shqiperia ka inflacionin me te ulet ne rajon dhe kjo per shkak se ka mbajtur te pandryshuar cmimin e energjise elektrike.
EDI RAMA
“Vetëm në Shqipëri, si askund tjetër në rajon dhe si askund tjetër në Europë, çmimi i energjisë vazhdon të mbahet aty ku ishte përpara sesa të shfaqeshin simptomat e krizës.”
Por ne emër te opozitës Sali Berisha e akuzoi qeverinë se edhe çmimin e naftës edhe atë te energjisë elektrike e ka me te lartin ne Europë.
SALI BERISHA
“Ai qe ia mbathi dhe s rri dot këtu, ai tha ketu se po bën heroizëm me energji. Mo zotëri po ky vend nuk prodhon asnjë kë nga nafta apo gazi e ka energjinë nga burimet ujore Nafta është këtu e çmimet me te larta ne bote, por dhe energjia këtu është nder çmimet me te larta ne bote”
Prej fillimit te krizës ekonomike si pasoje e luftës ne Ukraine qeveria dhe opozita janë përplasur për mekanizmat qe duhen përdorur ne kete situate duke nisur nga kërkesa e opozitës për ulje taksash deri tek ideja për mbështetje financiare për shtresat ne nevoje si kompensim për rritjen e çmimeve.