Bordet e përcaktimit të cmimeve në treg për disa produkte janë një shpikje shqiptare, pasi një praktikë e tillë nuk gjen zbatim në vende të tjera.

 

Teksa të gjithë shtetet kanë ulur taksa dhe tatime, qeveria vendos në përcaktimin e çmimeve dhe kufizim të marzheve të fitimit për tregtarët. Por si e argumenton Minsitria e Financave një nismë të tillë?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk kemi pse t’iu referohemi ekperiencave nga vendet e tjera dhe t’i zbatojmë dhe ne në vëndin tonë. Qëllimi i këtyre bordeve vjen në të njëjtën frymë me vendimet e shumë shteteve për të pasur në mbikëqyrje rritjen abuzive apo përtej normales të çmimeve për qytetarët e saj. Ndaj ne këtë jemi duke bërë, monitorim dhe kufizim të marzheve për aq kohë sa do të jetë kjo situatë e pastabiluzuar në tregje, që ne nuk e dimë se sa do të vijojë”, u shpreh Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, në emisionin “E-ZONE”.

 

Por teksa qeveritë kanë ulur taksa dhe tatime për të zbutur krizën e cmimeve, Ministria e Financave këmbngul që reduktimet e taksave nuk shkojnë si përfitim te qytetari, por vetëm te tregtari, ndaj ulja apo pezullimi i përkohshëm i tyre nuk është në opsionin e qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";