Rëndohet situata në juglindje të vendit pasi rreshjet e dëborës kanë qënë intensive gjatë gjithë ditës së sotme.

 

Më e vështirë gjendja paraqitet në të gjitha fshatrat e njësive administrative të juglindjes së vendit aty ku trashësia e dëborës është më e madhe. Shumë fshatra të njësive administrative Dardhas, Velçan, Trebinjë e Proptishht në Bashkinë e Pogradecit , Gorë e Moglicë në Bashkinë e Maliqit, Vithkuq e Lekas në Bashkinë e Korcës dhe shumë fshatra në Devollin e Sipërm dhe në Bashkinë e Kolonjës janë të izoluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me vështirësi kalohet edhe në akset nacionale aq sa policia ju kërkon drejtueseve të mjeteve të mos lëvizin në këto akse pa qënë të pajisur me goma dimërore pasi Qafë Thanë, Qafë Qarri , Grabovicë dendësia e borës është më e madhe. Më shumë se 24 borëpstruese janë duke punuar në të gjitha akset nacionale të juglindjes së vendit për ti mbajtur këto rrugë nën kontroll.

 

Me zinxhirë kalohet në rrugën Korcë- Dardhë dhe Korcë-Vithkuq. Dëbora ka shkaktuar probleme edhe me furnizimin me energjinë elejtrike kruesisht në zonat malore aqsa me shumë se 20 fshatra në këto zona vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Forca të shumta të policisë së qarkullimit rrugor dhe të rendit monitorojnë rrugët nacionale por edhe bulevardet kryesore të qyteteve Korcë e Pogradec.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani janë rregjistruar 5 aksidente me dëme materiale.