Bojkoti i të seancës së sotme të Kuvendit/ Salianji kundër Alibeajt: U ule këmbëkryq me të zgjedhurit e Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bojkoti i të seancës së sotme të Kuvendit/ Salianji kundër Alibeajt: U ule këmbëkryq me të zgjedhurit e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër bojkotit të seancës së sotme të Kuvendit, ku do të votohet për presidentin e ri të propozuar nga socialistët.

 

Salianji shprehet se bojkoti po kërkohet nga ai që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama.

 

Advertisement

“Bojkoton parlamentin e zgjedhur nga populli ndërkohë që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama! Bojkotet kanë passjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike! Jemi në këtë situatë nga ata që ju përdrodhen politikës duke menduar që do përfitonin me bojkote.
Vendimet pa zhvilluar më parë mbledhje grupi janē vendime individuale, çdo vendim i shpallur pa diksutime në grup, pa debat dhe pa vendimmarje kolegjiale është nul! Çdo funksion nuk është pronē private, secili prej nesh përfaqëson qytetarët!
Nuk ka asnjë manovër që mbulon dot përgjegjësinë politike për dështimin, nuk na duhet të ulemi me Ramën përherë që përherë të themi sa i poshtër ishte!

 

Është naivitet vrastar dhe inat jopolitik të braktisësh institucionet nga mllefi që “nuk ju dha pazar” por u përdorën! Si mund të propozohet bojkoti, mënyrë tipike lindore kur si parti luftojmë në emër të vlerave perëndimore! E kam paralajmëruar që në fillim të proçesit që kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf dhe do e nxirrte në fund siç edhe ndodhi.

 

Advertisement

Kam kërkuar me insistim që Partia Demokratike mos hynte në pazare ne tavolina jo institucionale por të ulej vetëm dhe vetëm nëse maxhoranca ilegjitime i jepte të drejtën e propozimit vetëm opozitës! Sot pasi e dështuan atë pazar negociatë a ka të drejtë publiku të mendojë se gjithçka u bë për interesa personale?

 

A ka qytetar që i jep dot shpjegim se si Partia Demokratike i jep kuorum dhe merr pjesë në seancat 5 minutëshe ku digjeshin raundet pa kandidatë dhe ku kuorumi duhej të ishte 84 deputetë!
Si shpjegohet që Ramës ju dha ajo që nuk e kishte dhe sot kërkohet bojkot dhe mospjesëmarrje në seancë për tē dëmtuar në sytë e publikut opozitën!

 

Advertisement

Është e papranueshme që tu kërkohet gjithë deputetëve të bojkotojnë parlamentin ndërkohē që i vetmi bojkot duhej të ishte ulja në tavolinën joformale të Ramës dhe të zgjedhurve të tij”, shkruan Salianji.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy