Një person ka mbetur i lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë – Maliq.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Pocestës aty ku ndodhet dhe stacioni i mjeteve të shërbimit publik.

Një automjet tip “BMW” nga shpejtësia tej normave të lejuara ka kryer një manovër të gabuar dhe ka humbur kontrollin, çka ka sjellë  përplasjen e mjetit fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës më pas duke përplasur një pjesë betoni muri rrethues të një servisi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga goditja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ndërkohë ka sjellë panik në servisin ku ka perfunduar mjeti tip “BMW”

Ky segment rrugor edhe për shkak të degëzimeve mbetet burim aksidentesh./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";