Infermierja Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, në një postim në faqen zyrtare, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe.
Advertisement
U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.
AdvertisementUrdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj
Advertisement