Një masiv i madh dheu është shembur në rrugën nacionale Burrel – Tiranë në afërsi të urës së Ulzës.
Mjetet e firmës mirëmbajtëse po mundohen të mbajnë qarkullimin hapur por ka qenë e pamundur që rruga të mbahej e hapur.
Si pasojë e dheut të madh, u bllokua lëvizja e automjeteve në të dy anët e lëvizjes për rreth 30 minuta.
Për shkak të prezencës së madhe të dheut një automjet rrezikoi të dalë nga rruga pasi u fut pa u pastruar aksi.
Advertisement
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të monitoruar trafikun e krijuar.