Prej me shume se një ore është bllokuar dogana e Qafë-Thanës.
Shkak është trashësia e madhe e deëborës nga vendi i quajtur “kthesa e tetovarëve” dhe deri në hyrje të doganës.
Advertisement
Burime thanë për “Vizion Plus” se nga era e fortë në një gjatësi prej 500-700 metra trashësia e dëborës ka shkuar deri në 1.5 metra duke e bërë krejt të pamundur hapjen e rrugës.
Kjo bëhet më e veshtirë edhe për atë se borëpastrueset nuk lejohen të hyjnë në rrugë. Policia është aty si dhe mjetet borëpastruese. Për pasojë, mjetet kanë mbetur të bllokuara nga të dy anët.
Advertisement