Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë banorët e Rinasit të cilët kanë bllokuar rrugën.
Efektivët janë përplasur mebanorët, ndërsa ka një rezistencë prej tyre. Tensione ka pas pasur mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të banorëve në Rinas. FNSH ka tentuar që të largojë me forcë banorët nga rruga. Ndërkohë disa banorë janë shoqëruar nga policia.
Banorët e Rinasit thonë se nëse nuk hapet rruga deri nesër do të bojkotojnë mësimin. Sabah Muja kryeplak i fshatit tha se ka besim se nesër do të hapet rruga, por në rast të kundër ai tha se s’do të dërgojnë fëmijët në shkolle.
Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.