Bllako dhe Subashi dëshmojnë në SPAK/ Basha: Janë aty ku e meritojnë, do kërcasin prangat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllako dhe Subashi dëshmojnë në SPAK/ Basha: Janë aty ku e meritojnë, do kërcasin prangat

Në hapjen zyrtare të fushatës së kandidatit të PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi, i cili do të garojë në zgjedhjet vendore të 6 marsit, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal te Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve, për të cilën tha se provoi atë që PD ka 6 vite që denoncon, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

 

“Në asnjë qoshe të Ballkanit, pamundësia për t’ju hapur rruga për t’ju shërbyer njerëzve është e lartë. E shikoni Komisionin e Inceneratorëve se si qajnë kur ballafaqohen me fakte se si i kanë detyruar t’i vjedhin shqiptarëve miliona euro. Është depersonalizuar administrata shtetërore, me vetëdije apo pa vetëdije kanë firmosur t’ju hiqet buka fëmijëve, fermerëve shqiptarë…Provoi atë që kemi 6 vite që e denoncojmë. Kauza jonë është e drejtë. Kjo është fabrikë që nuk djeg plehra, por paratë e shqiptarëve. Korrupsioni ka qenë i larë. Kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi të tillë si ky grup. Na kanë sulmuar këto 6 vite për denoncimet tona. Na kanë sulmuar sa herë kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve.”

 

Advertisement

Po ashtu, ai komentoi edhe thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi dhe deputetit socialist, Alqi Bllako.

 

“Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një è nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit. Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashke për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju? Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai?
Ka ngjyer gishtin pas shpinës së EDI Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo! Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjike,  atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçençe maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë. Tani janë para dyerve të SPAK, shumë shpejt do të jenë aty ku e meritojnë. Janë prova më e mirë që hedh në tokë të gjitha sulmet, të gjitha shigjetat, sulmet, shpifjet qe kane drejtuar ndaj PD, ndaj jush, ndaj meje, ndaj përfaqësuesve tanë, ndaj kryetares së komisionit dhe anëtarëve tanë në komision, ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është mburoja e vetme e interesit publik te shqiptareve. Do t’i intensifikojnë sulmet. I keni parë kanë filluar. Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy