Blinken takohet me Xhaçkën: Shqipëria aleat i besueshëm e pikë referimi në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken takohet me Xhaçkën: Shqipëria aleat i besueshëm e pikë referimi në rajon

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregtia.

 

Kjo ka qenë garancia e dhënë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në përfundim të dialogut të partneritetit strategjik.

 

Advertisement

Në takimin me dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane, Sekretari Blinken u shpreh se SHBA janë krenarë që kanë një aleat të besueshëm si Shqipëria.

 

Ai vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e SHBA për ta thelluar bashkëpunimin në energji, biznes e të tjera duke e parë Shqipërinë si një pikë referimi në rajon.

 

Advertisement

Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë, si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Ai vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA do të jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy