Qyteti i Fierit është ’blinduar’ nga forca të shumta policie mbrëmjen e sotme ndërsa në ‘shënjestër’ janë vendosur mjetet luksoze.
Kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errësuar, janë dukë u kryer.
Për të kryer këto kontrolle në terren kanë zbritur forcat e posaçme ‘Shqiponja’, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij.
Në vëmëndje mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale, ata të shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin të armatosur.
Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve në qendër por edhe në periferi të qytetit.