Biznesmeni në Ksamil u ekzekutua me silenciator, ishte kthyer nga Anglia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesmeni në Ksamil u ekzekutua me silenciator, ishte kthyer nga Anglia

Vrasja e biznesmenit Gramoz Mema mbrëmjen e të dielës ne Ksamil është bërë me silenciator.

Ndonëse është raportuar rreth orës 22 e 30, ekzekutimi I tij afër banesës në fakt ka ndodhur pak më herët por askush nuk ka degjuar gjë fillimisht pasi arma e krimit ishte me silenciator. Dyshohet se 42 vjecarit I është bërë prite nga katër persona dhe e kanë qëlluar afër banesës së tij në zonën e njohur “lagja e tepelenasve” në Ksamil, aty ku Gramoz Mema ndante jetën bashkë me nënën e tij pasi ai ishte I pamartuar. Mema kishte hapur një lokal në Ksamil ndërsa në dimer jetonte në Tiranë.

Në të kaluarën ai kishte jetuar disa vite në Greqi dhe pastaj për disa vite të tjera në Angli. Prë moment nuk dihet nëse kemi të bëjme me një vrasje të lidhur me biznesin e tij në Ksamil,  pra për konkurence, apo ndonjë konflikt të vjeter në emigracion. Një tjetër pistë është edhe ajo e ndonjë sherri për lojërat e fatit pasi dyshohet se ishte I përfshirë edhe në këtë biznes. Në vendin e ngjarjes ku ai u vra u gjeten 7 gëzhoja. Gramoz Mema me origjine nga Tepelena humbi jetën rrugës për në spital. Disa persona janë shoqëruar në polici por ende nuk ka një emër të dyshuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy