Biznesi: Qeveria na rriti kostot/ Nikolin Jaka: Rritja e çmimeve, pasojë e politikës fiskale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi: Qeveria na rriti kostot/ Nikolin Jaka: Rritja e çmimeve, pasojë e politikës fiskale

Komuniteti i biznesit apelon se qeveria është kontributori i rritjes së kostove dhe për rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve në treg, nëpërmjet politikave fiskale.

 

Për sipërmarrësit sikur të mos mjaftonin kostot e rritura nga tregjet ndërkombëtare, tashmë tarifat e energjisë elektrike po dyfishohen, pasi OSHEE propozoi një tarifë të re për muajin janar.

 

Advertisement

“Unë uroj që Enti Rregullator të mos i miratojë këto tarifa të reja, pasi çdo çmim final ka të bëjë me kostot në treg. Para se qeveria të mendojë vetëm për rritje, duhet të hartojë një strategji të qartë të zhvillimit të tregut energjetik, e deri sa kjo ide të konkretizohet, ajo që pritet është falimentim i bizneseve.”- shprehet Nikolin Jaka nga dhoma e tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

 

Një tjetër kosto që pritet të rëndojë më tej bizneset prodhuese vendase është vendosja prej 6 lekësh të akcizës së gazit që përdoret në industri, një masë që do të gjejë zbatim nga korriku i këtij viti.

 

Advertisement

Shumë kompani e kanë gazin lëndë kryesore në aktivitetin e tyre, një shtrim i tij me 6 lekë do të thotë një shtrenjtim me 30%. Kjo nuk është pak në kushtet në të cilat jemi, dhe nuk ka logjikë ekonomike në këtë krizë çmimesh në të cilat po përballemi.

 

Por, teksa taksat janë mjeti kryesor i qeverisë për të zbatuar objektivat dhe qëllimet pyetja që shtrohet është efektiviteti i tyre?

 

Advertisement

Vërtet ne kemi një taksë mjedisi tek karburantet, por a shkon kjo taksë për të zbutur problemet mjedisore, kemi një taksë qarkullimi, por ai i bën kjo taksë rrugët më cilësore ku ne qarkullojmë?  Pra cili është destinacioni i këtyre taksave?

 

Këtë vit, qeveria do të mbledhë 5 miliard lekë më shumë nga xhepat e shqiptarëve, vetëm si pasojë e disa taksave dhe tatimeve, që u rriten në mënyrë të pakonsultuar me biznesin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy