TONIN FRROKU – GAZETAR
Ora është 20:10 minuta. Ne ndodhemi në pedonalen e qytetit të Korçës. Dhe kjo është situata pas kësaj ore. Lëvizjet janë shumë të pakta. Kalimtarë të rrallë që kalojnë në pedonale, por dhe në rrugët kryesore të qytetit më të madh në juglindje të vendit.
Përveç qytetarëve dhe bizneset ulën qepenat me fillimin e fashës orare.
Zbatimit të orës policore iu bind dhe Olger Koleci, pronar i një lokali në zonën e Pedonales.
Teksa flet per Vizion Plus, ai e quan të gabuar vendimin e komitetit të ekspertëve pasi sipas tij, vendosja e orarit të ri të lëvizjes nuk do e ulë numrin e të infektuarve.
OLGER KOLECI – BIZNESMEN
Rregullat anticovid brenda lokaleve nese ekzistojnë në të gjitha lokalet besoj se bëjnë diferencën e uljeve të rasteve. Nga ky dy orarëshi, dëmtohemi në fundjave me 25%.
Të njëjtin mendim ndajnë edhe tregtarë të tjerë të qytetit të Korçës.
BASHKIM OSMANLLARI – BIZNESMEN
Dëmtohet biznesi, patjetër që dëmtohet. Janë dy orë të tjera që ne mund të punojmë.
Fasha e re orare u zbatua edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa të shumta kanë qenë patrullat e policisë që kanë monitoruar nga afër situatën.